Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut me seli në Prishtinë kërkon sërish zbardhjen e fatit për personat e zhdukur numri i të cilëve është 1827.

KMDLNJ kërkon që të vazhdohet me gërmimin e zonat në Rashkë, Medvegjë, Zhilivodë dhe kudo që dyshohet se ka varreza masive.

Që nga përfundimi i luftës, KMDLNJ është angazhuar maksimalisht për zbardhjen e fatit të personave që llogariten si të zhdukur dhe në këtë kontekst, kryetari i KMDLNj-së, Akademik Pajazit Nushi është kryetar i delegacionit të Kosovës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Top Channel