Serbia ka kundërshtuar porosinë e sekretarit britanik ëilliam Hague për tërheqjen e rezolutës serbe për Kosovën.

“Porosia e Hague-s se kompromisi midis Beogradit dhe Brukselit është tërheqja e rezolutës nga OKB-ja është e papranueshme për Beogradin”, tha ministri i jashtëm serb Jeremic.

Hague nga Beogradi kishte kërkuar tërheqjen e rezolutës për t’i hapur udhën një rezolute të përbashkët me vendet e BE-së.

Në anën tjetër kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic ka deklaruar se pret megjithatë arritjen e një kompromisi lidhur me rezolutën e Serbisë.

Top Channel