Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, ëilliam Hague ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ata janë përqendruar tek hapat që po ndërmarrin institucionet e Kosovës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Te dy bashkëbiseduesit, sipas RTK-se, janë pajtuar se shtetet mike të Republikës së Kosovës, nuk do të përkrahin asnjë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që mund të përmbajë çfarëdo lloj gjuhe që mund të interpretohet si thirrje për bisedime të reja për status, apo për çfarëdo rishikimi territorial.

“Qëndrimi ynë i qartë është se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm”, citohet të ketë thënë ministri Hague gjatë bisedës me kryeministrin Thaçi.

Top Channel