Greqi, hyn në fuqi ligji antiduhan

01/09/2010 09:00

Greket fikin detyrimisht cigaren prej ditës së sotme. Që sot hyn ne fuqi ligji i ri i ndalimit te pergjithshem te duhanit ne bare, ne restorante,ne sallat e kinemase dhe tetatrit,ne hotele,qendrat tregtare, aeroporte, stacionet e trenave dhe metrose,ne te gjitha vendet e punes dhe ambientete e mbyllura publike.
 

“Masa e ndalimit total te pirjes se duhanit eshte teper e permiresuar,per arsye se nuk krijon perjashtime ,nuk krijon probleme ne zbatim dhe mbi te gjitha nuk krijon situata te nje konkurence te padeshirueshme”, thotë ministrja e Shëndetësisë, Mariliza Ksenojanakopoulou.

Ligji ne fjale shoqerohet me gjoba te medha si per duhanpiresit ashtu edhe per pronaret e lokaleve. Per nje qytetar qe kapet ne flagrance duke pire duhan, kjo gjobe varion nga 50 deri ne 100 euro,kur shkelja ndodh ne spitale, dhe deri ne 200 euro ne ambientet e sherbimeve publike. Ndersa per pronaret e lokaleve dhe te bizneseve te ndryshme, shuma qe mund te paguajne shkon deri ne 10000 euro si dhe mbyllje per dhjete dite te biznesit.

Madje nese dikush nuk paguan gjoben, mund edhe te arrestohet. Nga ligji perjashtohen per nje periudhe 8 mujore kazinote e medha dhe qendrat e argetimit me siperfaqe me te madhe se 300 m2.Sipas sondazhit te fundit 7 nder dhjete qytetare e miratojne kete ligj, por ka reagime te medha nga pronaret e lokaleve te cilet vleresojne se ne kete periudhe krize qe kalon vendi,ndalimi i duhanit do te shkaktoje mbylljen e 20% te ketyre bizneseve.

Zbatimi i ligjit do te kryhet nga policia e Bashkise, Policia Portuale dhe sherbimet e tjera sociale te Prefekturave dhe Bashkive.Per te denoncuar shkelesit eshte vene ne dispozicion edhe nje numer telefoni. Vetem ne Greqi mbi 20000 persona humbin jeten cdo vit nga pirja e duhanit apo efektet anesore.

Specialistet greke duke llogaritur vleren e medikamenteve mjekesore qe perdoren per kurimin e semundjeve qe lidhen me pirjen e duhanit, vleresojne se shuma e tyre tyre tejkalon shifren prej 5 miliard eurosh.

Top Channel