Virusi i Nilit Perëndimor vazhdon të marrë jetë njerëzish në Greqi ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 11.

Edhe pse autoritetet kanë ndërmarrë një fushatë për vaksinimin e popullsisë më të predispozuar për të rënë viktima të virusit, numri i të vdekurve është rritur. Lajmin e bën të ditur Qëndra e Sëmundjeve Infektive.

Numri i të shtruarve në spital është 35, ku 9 prej të cilëve jane në terapi intensive. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet nga mushkonjat e infektuara që ushqenen me gjakun e zogjve migratorë.  

Top Channel