Bosnja do dërgojë trupa në Afganistan

01/09/2010 18:55

Dhoma e Qytetarëve në Parlamentin e Bosnjes ka miratuar sot një vendim për të dërguar trupa ushtarake në Afganistan.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ballkanase, sipas të cilave vendimi ishte miratuar më parë nga Presidenca boshnjake dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Burimet shtojnë se trupat boshnjake që do të dërgohen në zonën e luftës do të veprojnë përkrah trupave të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA.

Top Channel