Ballack, kapiteni i Gjermanisë

01/09/2010 14:50

Michael Ballack do vazhdojë të jetë kapiteni i kombëtares së Gjermanisë.

Këtë e bën të ditur gazeta “Bild”, sipas së cilës trajneri Joachim Loew ka informuar skuadrën për vendimin e marrë. Philipp Lahm që udhëhoqi 3 herë kampionët e botës gjatë Botërorit 2010 do jetë zëvendësi i Ballack.

Ish mesfushori i Chelsea-t është transferuar tek Bayer Leverkusen, skuadra ku nisi karrierën. Ai nuk do luajë në ndeshjet eleminatore të Euro 2012 kundër Azerbajxhanit dhe Belgjikës për shkak të një dëmtimi.

Top Channel