Djali i dytë i ish-presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova ka thyer heshtjen duke folur për politikën.

Ukë Rugova gjatë një interviste për një të përditshme në Prishtinë thotë se do të futet në politike duke marrë pjesë në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në shtator LDK do t’i nënshtrohet një procesi të brendshëm zgjedhor dhe Ukë Rugova do të jetë pjesë e garës në këtë forcë politike.

Gjatë intervistës Rugova flet edhe për jetën e tij private, duke theksuar se është pjesë e një gjeneratë të suksesshme duke kujtuar edhe miqtë e babait të tij në Kosovë dhe ata jashtë saj.

Familja e ish presidentit Rugova nuk e ka deklaruar asnjehere perkatesine politike dhe dalja në skenë e Ukës shuan shpresat e partive të tjera të cilat në një mënyrë ose në një tjetër janë përpjekur të marrin dicka nga trashëgimia e liderit historik të Kosovës.

Top Channel