Tronditen bursat ndërkombëtare

31/08/2010 13:10

Tregjet ndërkombëtare pësuan një tjetër tronditje pas shqetësimeve për gjendjen e ekonomisë amerikane.

Vala që goditi Wall Street u perhap ne bursat aziatike e me pas edhe ne Europe. Te gjithë treguesit ishin në rënie.  

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se ekonomia amerikane nuk po rimerr veten megjithë masat e marra nga administrata e tij.

Pa përmendur lajmet e zymta mbi rritjen e ekonomike Obama pohoi se amerikanet ende perballen me sfida te shumta, pavaresisht hapave te marra nga administrata e tij.

Shume biznese jane ende ne gjendje jo te mire, shume amerikane jane ne kerkim te punes dhe komunitetet mbeten larg mireqenies se dikurshme.

Obama u kthye me te njejtin tekst fjalimi, sikurse e tha edhe para largimit ne pushime, duke fajesuar republikanet qe kane penguar ne Senat ligjin e kreditimit per bizneset e vogla.

Obama la te kuptohej se mbetet i hapur per ide te reja dhe se nje seri planesh do te shqyrtohen ne ditet ne vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA