Tërheqja SHBA, Bajden mbërrin në Irak

31/08/2010 04:25

Zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajdën mbërriti në Bagdad për të marrë pjesë në ceremoninë  e dhënies fund të tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku.

Bajden u prit nga komandanti i ushtrisë amerikane në Irak, ambasadori i SHBA-së në këtë vend, si dhe nga Ministri i Jashtëm irakien.

I pyetur nëse tërheqja e trupave amerikane do të rriste dhunën në vend, Bajden u përgjigj shkurt se ‘që të gjithë do të jenë shumë mirë’. Më datë 31 gusht përfundojnë zyrtarisht të gjitha operacionet sulmuese të ushtrisë amerikane në Irak, duke kaluar totalisht sigurinë në duart e autoriteteve vendase.

Top Channel