Suedi, merret në pyetje themeluesi i Wikileaks
31/08/2010 16:15
Themeluesi i Wikileaks, australiani Jualian Assange, është marrë në pyetje nga policia e Suedisë, ku akuzohet për dhunë seksuale.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Assange, sipas të cilit të gjitha akuzat e ngritura ndaj klientit të tij do të tërhiqen.
Avokati Leif Silbersky ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje Assange në praninë e tij dhe se procesi ka qenë pozitiv.
Ndaj Assange ishte lëshuar një urdhër-arrest për dhunim, por më pas ai është tërhequr. Ndërkohë, mbetet në fuqi akuza për dhunë seksuale.
Top Channel