SHBA, të tjera sanksione ndaj Koresë së Veriut

31/08/2010 03:30

Një urdhër ekzekutiv i presidentit amerikan, Barak Obama, nxjerrë ditën e hënë vendos sanksione financiare shtesë ndaj Koresë së Veriut.

Sanksionet e reja godasin kryesisht entitetet dhe individët të cilët ndihmojnë Penianin në trafikimin e armëve, pastrimin e parave dhe të cilët investojnë në emër të qeverisë së vendit komunist.

Sanksionet në fjalë i bashkangjiten atyre të ish-presidentit Xhorxh Bush, i cili në 2008 synonte ndaljen e zhvillimit të armëve në masë në Korenë e Veriut.

Top Channel