Serbia po përballet me krizën financiare, borxhet e shumta e kanë cuar këtë vend sipas FMN-së në prag të falimentimit.

Por ka shpresa se kriza ekonomike mund të kapërcehet nga janari i vitit të ardhshëm, ndërsa vendi do të ketë edhe 3 miliardë euro borxhe më shumë.

Zyrtaret serbe nuk janë të lumtur, por reformat duhet të fillojne dhe nevoja për t’iu përmbajtur udhëzimeve është e pashmangshme.

Pakti i arritur parashikon reformat në administratë dhe shkurtimit të një numër të caktuar punonjësish. Pagat mund të rriten vetëm pas të ketë shënuar ndonjë progres.

Top Channel