Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, ka thënë se vendi i tij nuk do ta përkrahë projektrezolutën e Serbisë në OKB-së, me të cilën Beogradi synon bisedime të reja për statusin e Kosovës.

“Në këtë moment mund të them se është pothuaj e sigurt se Republika e Maqedonisë nuk do ta përkrahë projekt rezolutën serbe në OKB”, ka thënë Milloshoski, bën të ditur RTK.

Megjithatë, ai ka shpjeguar se vendimi se cila do të jetë vota e Maqedonisë në OKB nuk është marrë ende zyrtarisht nga Qeveria e Maqedonisë. Por, sipas shefit të diplomacisë maqedonase, qëndrim të njëjtë lidhur me projekt-rezolutën serbe ka edhe Mali i Zi.

Top Channel