Meta kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Guatemala
31/08/2010 10:45
Ministri i Jashtëm Ilir Meta takoi në Guatemalë ku ndodhet për një vizitë homologun e tij Haroldo Rodas Melgar, me të cilin ndau të njëjtin qëndrim për rritjen e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Meta kërkoi nga Guatemala të rimarrë në konsideratë mundësinë për njohjen e Kosovës.
Jo vetëm Guatemala, por edhe shumë vende të tjera të Amerikës Qendrore nuk e kanë njohur ende pavarësinë e shtetit më të ri në botë. Pritet që në muajt në vazhdim të ketë një rritje të numrit të vendeve që njohin Kosovën.
Top Channel