Një 40 vjecar ka marrë peng dy prindërit e tij në banesën e familjes, në Manastir të Maqedonisë.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për shtetasin Sasho Angelovski, i cili prej disa momentesh mban peng të ëmën dhe babain e tij.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, disa orë më parë nga shtëpia janë dëgjuar të shtëna, por nuk ka të dhëna për viktima.

Fqinjët e pengmarrësit kanë deklaruar se bëhet fjalë për një familje problematike, nga shtëpia e të cilëve shpesh herë janë dëgjuar grindje.
 

Top Channel