Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përsëriti qëndrimin e tij se zgjidhja e veriut të Mitrovicës duhet të bëhet vetëm sipas Planit të Martti Ahtisaari.

Sipas RTK-së, Krasniqi tha se idetë që vijnë nga organizatat si Grupi Ndërkombëtar i Krizave janë të paarsyeshme përderisa institucionet e Kosovës kanë një plan që është ai i presidentit Ahtisaari i cili u jep shumë të drejta komuniteteve në Kosovë.

Këto komente Krasniqi i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Top Channel