Rumania do të jetë kundërshtari i parë i kombëtares shqiptare në eleminatoret e Euro 2012, një skuadër nga e cila 2 vjet më parë kemi pësuar humbjen më të thellë të viteve të fundit.
Por për lojtarët kuqezi, gjërat kanë ndryshuar kështu që sipas tyre zhgënjimi i dy sezoneve më parë nuk do të ndikojë aspak në ndeshjen e 3 shtatorit. “Të gjithë ne duhet të japim maksimumin që të mos përsëritet ai rezultat dhe besoj se nuk do ndodhë. Kemi treguar rritje ndeshjet e fundit”, shprehet Debatik Curri.
Ndërkohë, Jahmir Hyka shton: “Duhet të kemi respekt por jo frikë. Dhe duhet të kemi besim tek forcat tona për një rezultat pozitiv”. Kombëtarja shqiptare do niset ditën e enjte drejt Rumanisë, 1 ditë para ndeshjes së parë të këtyre eleminatoreve.
Top Channel