Skena politike në Serbi është tensionuar pas është mësuar  vizita e papritur e shefit te diplomacise britanike në Beograd.

Ai njihet si një nga njerëzit që ka lobuar më fort kunder rezolutës serbe në OKB për Kosovën.
Ministri William Hague, do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë dhe do të bisedojë mbi tekstin e rezolutës për Kosovën, të cilën Serbia ia ka paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pas takimit të ministrit gjerman, Beogradi zyrtar ka treguar gatishmëri për të zhvilluar konsultime rreth ndryshimeve eventuale të rezolutës, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të KB.

Top Channel