Ministri i Jashtëm britanik, William Hague ka deklaruar nga Beogradi se, do të ishte mirë që Serbia ta tërhiqte rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk do të ishte mirë për Serbinë që të pësonte disfatë në votimin që do të bëhet në Asamblenë e Përgjithshme”, ka pohuar Hague në një intervistë për “B92”.

Këtë qëndrim të Londrës zyrtare, shefi i diplomacisë britanike dyshohet se ua ka përcjellë edhe presidentit serb Boris Tadic dhe kryeministrit Mirko Cvetkovic.

Hague ka shtuar më tej se marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së do të përkeqësohen nëse rezoluta serbe fiton mbështetjen e shumicës në OKB.

Top Channel