Ministri i Jashtëm britanik William Hague ka deklaruar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshme.

Deklaratën e tij Hague e bëri në një bisedë telefonike me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, bën të ditur zyra e shtypit e këtij të fundit.

Sipas burimit, dy zyrtarët gjatë bisedës së tyre u përqendruan tek koordinimi i aktiviteteve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Burimet theksojnë se Thaci ka marrë garancinë se vendet mike të Kosovës nuk do të përkrahin asnjë rezolutë që mund të interpretohet si thirrje për bisedime të reja për statusin apo për rishikimin territorial.

Top Channel