Bursa e Athinës është mbyllur pasditen e sotme në një rënie të lehtë. Në përfundim të procesit treguesi i përgjithshëm ka rënë me 0.37 për qind, duke shkuar në 1555 pikë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat shkruajnë se perspektiva e përmirësimit të situatës në bursë duket ende e largët.

Greqia ndodhet në krizën më të thellë ekonomike të dekadave të fundit, e cila ka shkaktuar rritje të ndjeshme të papunësisë dhe për këtë sezon një rënie drastike të turizmit.

Qeveria e kryeministrit Papandreu ka marrë një sërë masash, të cilat kundërshtohen nga popullësia pasi parashikojnë reduktimin e rrogave dhe ngrirjen e pensioneve.

Top Channel