Gedafi: BE të japë 5 mld euro për klandestinët

31/08/2010 00:15

Lideri i Libisë, Muamar Gedafi, duke përfituar nga vizita e tij zyrtare në Itali i ka kërkuar Europës një shumë prej 5 miliard eurosh në vit për të ndalur emigracionin klandestin.

“Libia, e mbështetur nga Italia, i kërkon Europës të paktën 5 miliard euro në vit për të frenuar emigracionin klandestin nga Afrika drejt Europës. Përballë miliona emigrantësh klandestinë, që sa vijnë e shtohen, Europa mund të shndërrohet në Afrikë”, deklaroi Gedafi gjatë fjalës së tij pas takimit me Berluskonin.

Sipas autoriteteve europiane nga brigjet e Libisë nisen për në Europë, pjesa më e madhe e emigrantëve klandestinë nga e gjithë Afrika, shumica e të cilave synojnë brigjet italiane e spanjolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA