Galatasaray, “dy zogj me një gur”
31/08/2010 19:30
Goditje e dyfishtë e skuadrës së Galatasaray në finishin e merkatos.
Blerja e parë e skuadrës ku aktivizohet edhe Lorik Cana, është mesfushori boshnjak Zvjezdan Misimovic nga Wolfsburg. Në një komunikatë zyrtare, verdhekuqtë njoftojnë se me lojtarin është nënshkruar deri në vitin 2014.
Një tjetër blerje është edhe i riu i Liverpool, Emiljano Insua. Argjentinasi kërkohej edhe nga Fiorentina e Genoa, por mesa duket klubi turk ka arritur të bëjë një ofertë më të majme.
Top Channel