Ciklizëm, ndërron jetë 50 vjecari Laurent Fignon
31/08/2010 15:30
Ndërron jetë ish ciklisti francez Laurent Fignon, i cili ka fituar dy Tour de France në vitet ‘83-’84 si dhe një Giro d’Italia ’89.
Sipas kanalit “France 2”, ai ndërroi jetë në moshën 50 vjecare pas luftës së gjatë me sëmundjen e kancerit. Në qershor të vitit 2009 ai publikoi një libër ku shkruante gjithashtu për sëmundjen e tij.
Pavarësisht sëmundjes ai mbajti vendin si komentator në dy edicionet e fundit të Tour de France. “Ishim të rinj të pandërgjegjshëm” titullohet libri i ish ciklistit që ka pranuar edhe përdorimin e kortizonit.
Top Channel