Bratislava, alarm për bombë në vendin e tragjedisë
31/08/2010 13:00
Në lagjen Devinska Nova Ves në Bratislavë, ku dje një 51 vjeçar ekzekutoi një familje rome, është dhënë një alarm për bombë.
Menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit. Sipas faqes së të përditshmes sllovake SME, policët po hetojnë mbi një paketë të zbuluar në zonën e tragjedisë.
Alarmi se një bombë gjendej në një pako është komunikuar me anë të një telefonate anonime.
Policia ka rrethuar lagjen duke bllokuar trafikun.
Top Channel