Zyra e UNMIK-ut vazhdon të jetë prezente në Shkup dhe punonjës të saj theksojnë se e kanë mandatin sipas Rezolutës 1244.

Përfaqësia diplomatike e UNMIK-ut shtrihet në zonën e ambasadave në Vodno të Shkupit, ndërsa sipas raportit financiar të OKB-së për misionin e UNMIK-ut për vitin 2009-2010, për qiranë e zyrës së Shkup në vit janë siguruar 102 mijë dollarë.

Zëdhënësi i UNMIK-ut në Prishtinë, Rusell Geekie, ka theksuar se misioni dhe mandati i tij vazhdon të luajë rol primar në përfaqësimin e Kosovës në shumë fusha. “Ne vazhdojmë të luajmë rol të rëndësishëm për komunitete të caktuara, duke ndërvepruar me faktorë të shumtë, si dhe raportojmë në Këshillin e Sigurimit. Ndryshimi i rezolutës 1244, apo edhe përfundimi i misionit, janë çështje politike që i përkasin Këshillit të Sigurimit”, ka theksuar Geekie.

UNMIK është misioni më i madh i Kombeve të Bashkuara i vendosur në Kosovë nga përfundimi i luftës së vitit 1999. Ky mision numëron 450 nëpunës dhe zyrtarë të lartë në Prishtinë dhe në dy zyrat diplomatike në Beograd dhe Shkup.

Top Channel