Edhe pas protestave të vazhdueshme të shqiptarëve, për tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore që kanë përmbajtje të papranueshme për ta, qeveria në Shkup vendosi që edhe këtë vit disa prej tyre të mos ndryshojnë.

Një nga këto libra është edhe Gjeografia, përmbajtjen e së cilës shqiptarët e kanë konsideruar skandaloze.

Nxënësit e shkollave të mesme edhe këtë vit shkollor do të mësojnë nga ky libër se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur para 220 viteve dhe se kjo vendosje e cila akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë.

Nga përdorimi do të tërhiqet vetëm libri “Shoqëria” në të cilin përveç gabimeve të shumta, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

“Viti shkollor fillon të mërkurën më 1 shtator, ashtu si çdo vit. Do të mësohet me librat që janë përdorur para tre ose pesë viteve”, është shprehur Nikola Todorov, ministër i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë.

Top Channel