Maqedonia nuk do të përkrahë projektrezolutën serbe kundër Kosovës, në OKB.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milososki.

Sipas “Journal”, Milososki ka deklaruar se “në këtë moment mund të them që është gati e sigurt se Maqedonia nuk do të përkrahë propozim-rezolutën serbe në OKB”.

Por sipas tij, ende nuk ka një vendim zyrtar të qeverisë së Maqedonisë.

Ai deklaroi edhe se qëndrim të njëjtë ka edhe Mali i Zi.

“Në vijë të njëjtë jemi edhe me Podgoricën, ndërkohë që qëndrimi i ynë përfundimtar do të shihet në ditën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, theksoi Milososki.

Top Channel