Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i dorëzoi këngëtares Nexhmije Pagarusha çmimin “Artiste e Merituar”, me të cilën e ka dekoruar kohë më parë.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu u shpreh se dekorimi i zonjes Pagarusha është një vlerësim për veprën kulminante në fushën e artit, në fushën e muzikës shqiptare dhe në fushën e një artisteje, e cila diti në mënyrën më të mirë të jetë shprehje e identitetit dhe e vlerave të një populli, në këtë rast e muzikës shqiptare, në gjithë repertorin e saj të begatë dhe të pafund.

“Ka këngë të Nexhmijes që rrallëkush ia arrin t’i interpretojë për shkak të ritmit dhe fuqisë se tyre”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke e vlerësuar veprën e Pagarushes si visar. Ndërkaq, këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për vlerësimin e veprës së saj, tha se ndjehet shumë e lumtur dhe shprehu besimin se edhe artistët e tjerë të cilët  e meritojnë do të jenë të vlerësuar në të ardhmen.

Top Channel