Masakra në Sllovaki, viktimat të një familjeje

30/08/2010 23:00

Të gjashtë viktimat e çmendurisë së një njeriu të vetëm në Bratisllavë të Sllovakisë, i përkisnin të njëjtës familje. (UPDATE)

Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin sllovak. Personi që hapi zjarr duke vrarë 6 persona, ishte një 50 vjeçar dhe jo adoleshent 15 vjeç siç u raportua fillimisht.

4 gratë dhe dy burrat e vrarë me mitraloz, ishin të gjithë të etnisë rome. 14 vetë të tjerë mbeten të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç. Burri kish nisur në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të qëllonte nga dritarja e apartamentit të tij në drejtim të një banese tjetër.

Dëshmitarë okularë rrefyen se masakra ndodhi në një rrugë qendrore, pranë një parku lojrash, një supermarketi dhe një shkolle fillore.

Policia mbërriti me urgjencë në vendngjarje dhe rrethoi të gjithë zonën. I bllokuar nga forcat e rendit, burri ktheu armën më pas nga vetja.

Përveç mitralozit, ai kish pasur me vete edhe dy pistoleta. Motivi i masakrës nuk është zbardhur ende, ashtu si dhe shumë detaje të tjera të vrasjes së shumëfishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA