Maqedonia kërkon Durrësin. Qeveria në Shkup vendosi krijimin e flotes tregtare edhe pse vendi nuk ka asnjë dalje në det.

Studiuesit në Shkup po analizojnë përparesitë për shfrytëzimin e portit të Durresit, për ta riorientuar transportin detar nga Selaniku drejt Shqipërise.     

Studiuesit mendojnë se porti i Durrësit është më i favorshëm se porti i Stambollit në Turqi, për shkak të poziocionit gjeografik.

Edhe ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi theksoi se Durrësi ofton më shumë mundësi për Maqedoninë, për shkak të afërsisë dhe të cmimeve më të favorshme.

Po ashtu edhe lidhja e portit me korridorin tetë do ta lidhë Maqedoninë edhe me portet e tjera evropiane.

Top Channel