Maqedonia është një ndër vendet të cilat kanë pranuar letrën e Sekretares së Shtetit Hillari Klinton ku kërkohet të kundërshtohet projekt-rezoluta serbe kundër pavarësisë së Kosovës në OKB. (UPDATE)

Burimet diplomatike njoftojnë se letra ka mbërritur në fillimin e javës së shkuar, ndërsa të martën ambasadori i SHBA-së në Shkup e ka dorëzuar atë zyrtarisht në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të MPJ-së maqedonase.

Letra numëron edhe arsyet se pse duhet të kundërshtohet rezoluta serbe. Ndërkohë, Shkupi zyrtar ende nuk ka publikuar një qendrim për votën e tij në OKB, për shkak se autoritetet maqedonase u druhen ftohjes së marrëdhënieve me Beogradin.

Sipas informacioneve po shqyrtohet mundësia për të mbajtur qendrim neutral, por pas marrjes së letrës nga Klinton, shtohen mundësitë që Shkupi zyrtar të votojë kundër pr/rezolutës serbe.

Top Channel