Kosova ka kërkuar nga aleatët e saj që Rezoluta, e cila do të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, të respektojë mendimin e GJND-së dhe vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, ka thënë se Prishtina nuk tërhiqet nga dy qëndrime rreth Rezolutës që duhet t`i paraqitet dhe të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme.

“Janë dy çështje që ne kërkojmë në raport me Rezolutën. E para, që të tërhiqet projektrezoluta e Serbisë dhe e dyta, që eventualisht Rezoluta që do të miratohej nga Asambleja e Përgjithshme në çdo rast të reflektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe mendimin e GJND-së”, ka thënë Kuci, ben te ditur RTK.

Top Channel