Ibrahimovic: Doja të luaja që dje

30/08/2010 13:10

Nga Ferri në Parajsë. Kështu mund të përshkruhet rrugëtimi i Zlatan Ibrahimovic, i cili brenda pak orësh ka kaluar nga statusi “I padëshiruar” në “I shumëdëshiruar”.

Një turmë e madhe tifozësh e kanë pritur bomberin suedez dje në Milano ku sot ai u paraqit për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do hedhë firmën në kontratë. “Mikëpritja ishte fantastike edhe pse do më pëlqente të luaja menjëherë. Sa gola do shënoj? Shpresoj më shumë se vitin e shkuar”, thekson Ibra që vjet shënoi 25 gola në 35 ndeshje.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e mbremjes së djeshme. “Kanë luajtur të gjithë mirë, mbi të gjithë Ronaldinho e Pato. Më bëhet qejfi edhe për Inzaghi-n”, përfundon sulmuesi kuqezi. Pas procedurave burokratike ai do niset për në Suedi ku do bashkohet me kombëtaren për eleminatoret Euro 2012.

Top Channel