Ministri i jashtëm britanik, William Hague do të vizitojë të martën Beogradin, kanë bërë të ditur zyrtarë nga kabineti i presidentit të Serbisë.

Sipas RTK, kryediplomati britanik do të bisedojë me zyrtarët më të lartë serbë rreth tekstit të Rezolutës serbe për të cilën do të deklarohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kjo është vizita e dytë e një ministri të Jashtëm të vendeve të BE-së në Beograd, pas vizitës së javës së kaluar të shefit të diplomacisë gjermane Guido Vestervele. Ky i fundit përcolli mesazh të qartë për Beogradin se duhet të ndërtojë qasje konstruktive dhe ta njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës.

Top Channel