Botërori i basketbollit, SHBA nuk fal as Slloveninë

30/08/2010 08:40

Pas fitores me Kroacinë, kombëtarja amerikane e basketbollit ka triumfuar edhe ndeshjen e dytë në botërorit që po zhvillohet në Turqi, pasi ka mundur 99-77 përfaqësuesen sllovene.

Amerikanët e nisën vrullshëm ndeshjen duke cuar në 9 diferencën në tabelën e pikëve në fundin e periodës së parë. Në të dytën sllovenët u munduan të reagojnë por ishte e pamundur përballë lojtarëve amerikanë të cilët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 42-28. Edhe me rifillimin e sfidës, kombëtarja amerikane, falë sulmeve të shpejta dhe gjuatjeve të sakta për 3 pikë e coi në 20 diferencën e pikëve.

Duke ditur tashmë që fundi i ndeshjes do të ishte per amerikanët të dyja skuadrat kanë luajtur më shumë për spektakël periodën e fundit duke shënuar me shumë se 30 pikë secila në të këtë pjesë. Amerikani Kevin Durant me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes ndërsa për kombëtaren sllovene shënuesi më i mirë ishte Bostjan Nacbar me 13 pikë.

Edhe Turqia ka mundur në ndeshjen e dytë të grupit C, Rusinë me rezultatin 65-56 duke marrë kryesimin me 4 pikë. Një ndeshje mjaft e fortë mes këtyre dy skuadrave dhe kjo u tregua edhe nga rezultati i periodës së parë, ku Turqia e mbylli me vetëm 1 pikë përpara 16-15. Edhe e dyta ishte pasqyrë e të parës. Shumë mbrojtje e fortë në të dyja krahët, por Turqia falë një superloje të Sinan dhe Kerem e con në 10 diferencën ne pikë, duke e mbullur pjesën e parë me rezultatin  33-22.

Përfaqësuesja ruse tenton të rikuperojë në fillimin e periodës se tretë duke e cuar në 43-35 rezultatin, por në fundin e saj turqit sërish janë më të shpejtë dhe më të saktë poshtë koshit, duke e mbyllur periodën e tretë me rezultatin 48-37. Protagonisti i periodës së fundit ishte padyshim turku Hidajet Turkullo, falë të cilit Turqia arriti të fitojë sfidën e dytë me rezultatin 65-56 dhe tashmë të mendojë e qetë për sfidën e të hënës me Greqinë.

Top Channel