Benitez starton me barazim
30/08/2010 23:15
Pas humbjes së superkupës europiane, Interi i Benitez zhgënjen sërish, duke startuar sezonin e ri në Serie A me një barazim pa gola me Bolonjën.
Vendasit kërkuan më shumë golin në pjesën e pare, por pa mundur të mposhtin Hulio Sezar. Nga ana tjetër, Interi i lodhur nuk tregoi asnjëherë qartësi në portën kundërshtare.
Me rifillimin e lojës, ndryshimet e Benitez sollën gjallëri në sulmin e Interit. Shumë raste të krijuara para portës së Bolonjës, por as Shnajder, as Milito dhe Eto nuk mundën të kalonin kampionët në avantazh.
Starton kështu me barazim aventura e Rafa Benitez në kampionatin italian, ashtu siç kishin bërë dy paraardhësit e tij tek kjo skuadër, Roberto Mançini dhe Hoze Murinjo.
Top Channel