Basketboll, SHBA fiton edhe ndeshjen e 3-të

30/08/2010 23:50

Edhe pse më vështirësi kombëtarja amerikane e basketbollit e ka fituar edhe ndeshjen e tretë në Botëror, duke mundur 70-68 përfaqësuesen braziliane, si dhe duke ruajtur pozitat e tyre në vendin e parë në grupin B me 6 pikë.

Një sfidë që dhuroi shumë emocione, me brazilianët që ishin me te saktë në gjuatjet e tyre në tabelë. Ky avantazh i tyre zgjati deri në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte 46-43 për brazilianët.

Në dy pjesët e fundit të ndeshjes amerikanët falë pikëve të Kevin Durant dhe mbrojtjes mjaft të mirë poshtë koshit, arritën të barazonin, të kalonin në avantazh dhe ta mbyllnin ndeshjen me rezultatin 70-68.

Me 27 pikë dhe 10 ribaunt Kevin Durant ishte shënuesi më i mirë për amerikanët, ndërkohë që në fitore ndihmuan edhe 15 pikët e Cansi Billaps. Nga kombëtarja braziliane shënuesi më i mirë ishte Markus Vieria me 16 pikë.

Top Channel