Gjashtë serbë në komunën e Novobërdës janë plagosur gjatë një feste në fshatin Bostan të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje në mbremje pas një shpërthimin që mendohet të jetë shkaktuar nga një tjetër serb. Sipas policisë së Gjilanit, atentatori është identifikuar.

Ai ka hedhur një mjet shpërthyes në turmën e madhe të njerëzve për arsye ende të paditura.

Top Channel