Emigrantët po braktisin Greqinë dhe grekët vetë dëshirojne të emigrojnë.

Këto janë disa prej pasojave të recensionit të ekonomisë në vend, ndërsa Athina zyrtare zbaton me rigorozitet planin e saj antikrizë. Sipas gazetes “To Vima” te se dieles , 7 ne 10 greke te cilet kane mbaruar studimet e larta, apo po i perfundojne ato, do ta braktisnin me kenaqesi vendin e tyre per nje pune jashte shtetit, ndersa me shume se gjysma kane derguar biografite e tyre ne kompani te huaja jashte Greqise.

Tkurrja e ekonomise, shanset teper te vogla per nje vend pune, inflacioni teper i larte, po krijojne nje vale te madhe emigrimi te atij cka quhet personel i kualifikuar. Keto shifra jane publikuar pas nje sondazhi te kompanise “Kapa research” te kryer ne 5442 te rinj te moshes nga 22 deri ne 35 vjec. Ne pergjigjet e tyre duket qarte ankthi per te ardhmen, zhgenjimi per gjendjen e tregut, humbja e besimit tek partite politike dhe tek shteti.

Por drejt vendeve te tyre tashme kthehen nga Greqia edhe emigrantet e huaj, sidomos ata shqiptare. Sipas televizionit me te madh te vendit Mega, dhjetra emigrante shqiptare te cilet tashme shohin se nuk kane asnje mundesi jetese, perderisa kane humbur vendet e tyre te punes, ikin drejt atdheut te tyre, duke blere tashme nje bilete pa kthim.

Shumica e tyre jane te punesuarit ne ndertim, te cilet me krizen qe ka pushtuar kete sektor, punojne tashme vetem gjysmen e diteve te punes ne krahasim me vitet e kaluara ndersa paga ditore, ka rene nga 46 ne vetem 21 euro. Akoma me shume ngjyra dramatike i jep se ardhmes gazeta “Veto” e cila paralajmeron se brenda 6 muajve te ardhshem numri i te papuneve ne Greqi do te shkoje ne 1.200.000 vete. Sindikatat greke paralajmerojne perseri per protesta te reja ne muajin shtator, ndersa qeveria Papandreu pret me ankth zgjedhjet per pushtetin lokal ne muajin dhjetor si nje test i pare pas marrjes se masave antikrize.

Top Channel