Trafiku, kryeqytetit i nevojitet një tramvaj

28/08/2010 08:00

Kryeqyteti vuan prej vitesh pasojat e trafikut të rënduar. Lëvizja në rrugët kryesore të Tiranës, në orare të caktuara është kthyer në stres për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Specialistet mendojnë se shkaqet kryesore të kaosit në qarkullim janë si pasojë e rritjes me ritme të shpejta të popullsisë së kryeqytetit, si dhe shtimin jashtë çdolloj parashikimi të numrit të mjeteve në qarkullim.

Këtyre dy shkaqeve u shtohen edhe pengesat që vijnë nga bllokimet e rrugëve për shkak të punimeve. Zëvendësministri i Transporteve, Ernest Noka, e sheh zgjidhjen e problemit të trafikut brenda territorit të Tiranës vetëm te futja e tramvajit. Pavarësisht se është i kushtueshëm, Noka thotë se ka ardhur koha që Bashkia e Tiranës të mendojë seriozisht për këtë sistem të transportit publik.

Ideja e sistemit të tramvajit i është propozuar qeverisë shqiptare edhe në studimin që është bërë mbi planin kombëtar të transportit financuar nga Bashkimi Europian.

“Duhet të ekzistojnë dy linja kryesore tramvajesh, njëra lindje-perëndim dhe tjera veri-jug. Linjën veri-jug me tramvaj mund ta kapim që nga Kamza, ndërsa linja e dytë të ishte nga Kombinati drejt Kinostudios. Duke qenë se tramvaji ka disa vagonë mund të vendosësh linja çdo 3-4 minuta jam i sigurt se do ta lehtësonte jashtëzakonisht shumë lëvizjen e këmbësorëve”, tha Noka.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta