Superliga, Elbasani fiton me Bylisin
28/08/2010 21:20
Dinamo ka mposhtur 2-1 Besën e Kavajës në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superligës.
Kryeqytetasit kanë shënuar dy herë me anë të Villës që ka prekur rrjetën kundërshtare në minutën e 20-të dhe të 65-të.
Ndërkohë që goli i nderit për kavajasit është shënuar nga Cikalleshi në minutën e 3 shtesë të pjesës së parë.
Vllaznia ka barazuar pa gola me Kastriotin në ndeshjen e luajtur në Krujë.
Ndërsa në takimin e tretë të luajtur sot, Elbasani ka mundur Bylisin 1-2, pas golave të shënuar në minutën e 63-të nga Gava, në të 86-tën për vendasit nga Madjo dhe në të 93-tën nga Sadiku për elbasanasit.
Top Channel