Kur kanë kaluar 15 vjet nga lufta e Bosnjes, Srebrenica vazhdon të mbajë të hapur plagët e masakrës në qytezën myslimane.

Skeletet e mbi 100 njerëzve janë gjetur në 8 varre të përbashkëta. Varret gjenden në lokalitetin e Zalazjes jo shumë larg Srebrenicës ku në vitin 1995 rreth 8 mijë myslimanë u ekzekutuan nga serbo-boshnjakët.

Sadik Selimovic i institutit boshnjak për personat e humbur tha se në 8 varre janë zbuluar skeletet e rreth 120 personave.  

Top Channel