Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave-Politike në Beograd, Predrag Simic, ka deklaruar se autoritetet serbe duhet të konsultohen me BE-në rreth ndryshimit të rezolutës për Kosovën të dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Mendoj se në këtë moment është shumë me rëndësi është dialogu me Bashkimin Evropian dhe të kërkohet kompromis deri në atë shkallë sa është e mundur”, thotë Simic, bën të ditur Telegraf.

Ai ka thënë se çështja e ndryshimit të rezolutës është një moment shumë i rëndësishëm për Serbinë duke qenë se, siç tha, bëhet fjalë për dy qëllime kryesore të politikës së jashtme serbe- mbrojtjes së integritetit territorial dhe procesit të afrimit me BE-në.

Top Channel