Sulmohet me eksploziv stacioni i policisë së Kosovës në komunën veriore, Zubin Potok. (UPDATE)

Ngjarja ka ndodhur të premten pas mesnate njoftoi policia. Zyrtarët policor thonë se shpërthimi saktësisht ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate ndërsa paraprakisht është djegur tërësisht një veture private e tipit opel- corsa e një pjesëtari të policisë së Kosovës. Fatmirësisht në gjithë këtë ngjarje nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa në momentin e shpërthimit në stacionin policor ishte vetëm zyrtari kujdestar i policisë së Kosovës.

Policia akoma nuk ka mundur të identifikoj autorët e ngjarjes. Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi kishte ndodhur nga një granatë dore e llojit “ M- 75”, prodhim jugosllav. Besohet së granata ka shpërthyer deri sa ishte në ajër ende pa rënë në tokë. E gjithë procedura hetimore sipas burimeve në polici pritet të nis nga polici të cilit i është djegur vetura private.

Policia deklaroi se është duke zhvilluar hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe të dyshuarit e mundshëm e këtij akti kriminal. Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rastit të regjistruar.

Top Channel