Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Zubin Potok, ku janë dëmtuar dy makina të Policisë së Kosovës.

Nuk ka njoftime për të lënduar, ndërkohë që zëdhënësi Besim Hoti sqaroi se incidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 2:00 të mëngjesit.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet”, tha Hoti, bën të ditur Telegraf.

Nuk dihet se cilët mund të jenë autorët e shpërthimit dhe motivet e tij.

Top Channel