SHBA, arrestohen 370 emigrantë klandestinë

28/08/2010 09:20

Autoritetet amerikane kanë arrestuar në vende të ndryshme të Amerikës 370 emigrantë klandestinë në një operacion që zgjati dy ditë.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë persona me precedentë penalë, ose ndaj tyre kishte denoncime për dhunime me sfond seksual.

Gjatë muajve të fundit janë arrestuar në të gjithë Amerikën mbi 142 mijë klandestinëve të dënuar për krime të ndryshme dhe janë dëbuar përgjithmonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA