Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci deklaroi se qeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim integrimin e saj në fushat e ndryshme botërore globale dhe ato evropiane, por paraprakisht dhe gjithmonë duke forcuar identitetin kombëtar si një traditë e veçantë jo vetëm për ne brenda përbrenda shqiptarëve, por edhe duke treguar një traditë të mirë identitet të fortë edhe përballë kombeve të tjera të lira.

Këto komente ai i bëri në hapjen e Konferencës shkencore ndërkombëtare “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, i organizuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike të Tiranës. Kjo konferencë ndërkombëtare mbahet nën përkujdesjen dhe mbështetjen e kryeministrit Hashim Thaçi.

Sipas Telegraf, Kuci tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka krijuar një mundësi që të bëjmë një forcim të identitetit tonë kombëtar dhe jo e kundërta.

Top Channel