Prej 11 vitesh, që me fillimin e luftës, në Kosovë rezultojnë 1880 shqiptarë të zhdukur.

Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, familjarë të tyre në Prishtinë kërkojnë një përgjigje nga institucionet për të afërmit e humbur.

Ndërkohë që fotografi të shumë prej të zhdukurve rrethojnë Kuvendin e Kosovës.

“Për fatin e tyre nuk dihet asgjë dhe nuk i kemi gjetur akoma”, thotë një prej të afërmëve.

“Prej vitin 1999 deri tani kemi pasur shpresën se do të gjejmë diçka, mirëpo u bën kaq vjet dhe nuk kemi më besim në gjetjen e trupave”, shton një tjetër.

Top Channel